20 Prill 2024

KOMF ben lansimin kombëtar te Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0

Prishtinë, 18 janar - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Indeksi është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës nxjerr në pah se si Kosova performon në më shumë se 987 indikatorë, të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF.

Indeksi sjell evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Në lançimin e Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, për fjalën e rastit të ftuar janë: Ramush Haradinaj - Kryeministër i Kosovës, Luigi Brusa - Shef i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Hilmi Jashari - Avokat i Popullit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)