16 Shtator 2019

Komandanti më i lartë i NATO-s, Tod Wolters viziton Kosovën

Prishtinë, 18 korrik - Komandanti më i lartë i NATO-s u, Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Tod Wolters do të qëndrojë sot për një vizit zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjenerali Wolters do te takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha si dhe me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneralllejtënant Rrahman Rama.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Tod Wolters, i cili në muajin maj bëri betimin si komandanti më i lartë i forcave aleate në Evropë, një post i mbajtur gjithmonë nga një ushtarak amerikan dje vizitoi Beogradin.

Presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç publikoi një deklaratë pas takimit me gjeneralin Wolters, në të cilin i quante paqeruajtësit ndërkombëtarë të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR) si garantues të sigurisë për serbët që jetojnë atje.

Zoti Vuçiç tha gjithashtu se gjenerali Wolter ra dakord të vendoste një linjë telefonike për komunikim emergjent midis forcave serbe dhe KFOR-it, për të eliminuar me shpejtësi tensionet ose episodet e dhunës.

"Komunikimi i mirë midis Forcave të Armatosura Serbe dhe KFOR-it është i rëndësishëm” në mënyrë që çdo situatë krize në Kosovë të mund të parandalohet menjëherë, tha Presidenti Vuçiç. "Kjo është një garanci sigurie për popullin serb në Kosovë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)