05 Dhjetor 2019

Komandanti i ri i Gardës së Ajovës vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë, 23 shtator - Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjeneral majorin Benjamin Corell.

 Në takimin e zëvendësministrit Ramadani me gjeneralin  amerikan Corell, ku  ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes / FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër  të partneritetit shtetërorë ndërmjet Kosovës dhe Ajovës.

Ramadani e falënderoi gjeneralin Corell dhe përmes tij Gardën Kombëtare dhe shtetin e Ajovës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja si institucioni të jetë sa më e gatshëm për ngrijën e kapacitetet e saj si dhe të zhvillohet në atë nivel që të jetë e ndërveprueshëm me institucionet e tjera partnere, dhe në një të ardhme të jetë kontribuuese e paqes globale.

Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Benjamin Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën  Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl pritet që nesët të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare.

Gjeneral Rama dhe gjenerali Corell së bashku pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Ardiatikut(A5) që do të mbahet në Republikën e Shqipërisë. 

 

Gjeneral Majori Ben Corell u deklarua “Jam i nderuar që përfaqësoj Gardën Kombëtare të Iowa-s këtu në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ambasadën e Sh.B.A.-ve”.

Gjeneral majori Corell, i cili zëvendësoi gjeneral majorin Tim Orr në cilësinë e  agjutantit  të përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë, këtë javë.

Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë partner shtetëror i Kosovës duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

"Ajo që e bëri këtë partneritet shtetëror unik, është se Iowa ka një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, arsimit, atletikës, biznesit privat, energjisë dhe bujqësisë", ka theksuar Gjeneral Corell.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2019 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj GIZ,  USAID, SWISS Caritas, organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2019 me moton 'Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse'. (Qendra për Komunitete Termokiss në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj Po vullnetarizmit". (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, OSBE-në, Zyrën e UNICEF-it, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, do të jenë nikoqirë të njërës nga ngjarjet më të mëdha të të rinjve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës së titulluar "Albanian Village Life - Isniq, Kosovo 1976", të fotografes dhe shkrimtares suedeze, Ann Christine Eek e cila përbëhet nga fotografi bardh e zi të realizuar në vitet e 1970-ta gjatë qëndrimit të saj në rajonin e Dukagjinit në Kosovë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e katërt për vitin 2019, shfaqjen “Exil”. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)