25 Qershor 2022

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje me Komandantin e Gardës se Ajovës

Ajova, 20 maj - Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Me këtë rast Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave.

Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës.

Në vazhdën e vizitës në SHBA, Gjeneral Jashari së bashku me Gjeneral Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indianës.

Ku njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake të këmbësorisë në nivel të kompanisë dhe regjimentit.

Vizita e Gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)