15 Shkurt 2019

Komandanti i FSK-së mori pjesë në konferencën vjetore „Karta e Adriatikut A5”

Budvë, 5 tetor - Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i  njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj. Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan koloneli Nichols Ryan, zhvilluan një takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit joshumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës- SHBA, si dhe sfidat  me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu zhvilloi takime edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, të Republikës së Maqedonisë dhe të Malit të Zi, dhe se bashku u pajtuan që në të ardhmen ta rrisin bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e përvojave.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahma Rama  mori pjese Takimin Vjetor të Shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5’’ i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi, nga data 03-05 tetor 2018.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në adresimin e tij, në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5” të mbajtur në Budva, i  njoftoi homologet e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave. Gjeneral Rama theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel të rajonit, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Timothy Orr, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan, koloneli Nichols Ryan, zhvilluan takim të përbashkët me zëvendës komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Twitty, ku u diskutua aspekti bilateral dhe marrëdhëniet e shkëlqyera. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty, me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve, si dhe me sfidat dhe rrugën përpara që ka FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu pati takime bilaterale edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit bilateral. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)