12 Dhjetor 2018

Kodi i ri Penal parasheh dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike

Prishtinë, 12 prill - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar ndryshimet që janë në bërë në Kodin e ri Penal.

Sipas ministrit Tahiri, në hartimin e Kodit të ri janë bazuar në tri parime themelore: përcaktimin e qartë për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; fleksibilitet më i madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit; dhe mbrojtje, promovim dhe avancim të nocionit të të drejtave të njeriut.

Në nenet që përcaktojnë luftë më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ministri Tahiri ka bërë të ditur se janë ndryshuar nenet që nga  kontrabandimi, e deri te mashtrimi dhe prodhimi i produkteve të dëmshme, si dhe ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen e dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë, etj. Sipas ministrit Tahiri, këto ndryshime  i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, ku do që ka pasur mundësi janë rritur dhe janë bërë kumulative në vend se alternative. Këto masa janë përkushtim konkret i yni për të mbrojtur integritetin e institucioneve tona dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në mënyrë të vazhdueshme dhe të pa  kompromis” ka thënë Tahiri.

Edhe ndryshimet e parapara me koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzave për korrupsion, janë përfshirë në këtë Kod.

“Rrjedhimisht, janë propozuar amendamentet e reja që i ndalojnë personit zyrtar ushtrimin e funksionit në administratën publike apo në shërbimin publik deri në 10 vjet nga aktgjykimi dënues. Kjo dispozitë parasheh që kur zyrtari publik të dënohet për vepër penale të korrupsionit, atij t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në shërbim publik deri në dhjetë vjet” ka thënë ministri Tahiri.

Në konferencë, Ministri Tahiri ka bërë të ditur se në ndryshimin e mbi 100 neneve, janë përfshirë mbi 180 anëtarë të grupeve dhe nëngrupeve tematike, nga konzorciume të mëdha të shoqërisë civile, mediave, institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në një proces transparent dhe demokratik për hartimin e këtij projektligji, që është njëri prej më të rëndësishmëve legjislativ të hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)