29 Mars 2024

Kodi i procedurës penale mundëson që kriminelët e luftës të gjykohen dhe dënohen në mungesë

Prishtinë, 27 prill - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të pagjeturve, bënë homazhe pranë Obeliskut për të pagjeturit, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnesti për kriminelët.

Ai rikujtoi se kodi i procedurës penale tashmë mundëson që kriminelët e luftës së fundit në Kosovë të gjykohen dhe dënohen në mungesë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që të shtojmë punën dhe aktivitetet që çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për gjykimin dhe dënimin e kriminelëve. Për këtë, si Qeveri në detyrë, kemi gatishmëri të plotë, por është koha që edhe Prokuroria Speciale ta thotë fjalën e vet dhe të bëjë punën e vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)