20 Prill 2024

Koalicioni i OJQ-ve do të prezantojë raste konkrete të korrupsionit

Prishtinë, 3 dhjetor - Koalicioni i Organizatave Joqeveritare do të prezantojë sot qëllimin e organizimit si dhe agjendën e detajuar të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila mbështetet nga Ambasada Amerikane.

 Pjesë e koalicionit të OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu, Instituti KIPRED dhe Instituti Columbus.

 Për dallim nga viti i kaluar, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 3-9 dhjetor 2017”, koalicioni i OJQ-ve kanë organizuar aktivitete, në të cilat do të prezantohen raste konkrete të korrupsionit dhe dështimit të luftimit të korrupsionit nga individët dhe institucionet e caktuara.

Dinamika e kësaj jave do të jetë e ngjeshur me konferenca, tryeza, performanca të aktivistëve të koalicionit, në të cilat do të trajtohen emra dhe raste konkrete të përgjegjësve të dyshuar për përfshirje në aktivitete korruptive, të cilët gëzojnë “imunitet” apo për të cilat raste organet e ndjekjes kanë dështuar t’i trajtojnë si rezultat i ndikimit politik apo grupeve të interesit.

Si asnjëherë me parë, në kuadër të kësaj jave, koalicioni i OJQ-ve në bazë të hulumtimeve dhe analizave për raste specifike, do të kërkojë përgjegjësi nga personat dhe institucionet përgjegjëse.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)