03 Mars 2021

KMDLNJ kërkon të hetohet sulmi ndaj Rashiqit dhe djegia e veturës së Bajqinovcit

Prishtinë, 23 shkurt - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se sipas informatave që ka marrë dje në fshatin Lapnasellë afërsisht në mesditë te shkolla ku vijon mësimet, nga një grup të rinjsh serbë është sulmuar me mjete të forta, Nikolla Rashiq, 18 vjeçar, ndryshe, djali i ish ministrit të komunitetit serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Nga grupi që e sulmuan Nikolla Rashiqin, janë identifikuar 8 persona të cilët, me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje apo ndalim 48 orësh policor.

Gjatë sulmit me mjete të forta i janë shkaktuar lëndime që janë cilësuar si të rënda por se jashtë rrezikut për jetë.

KMDLNj, edhe më parë ka reaguar ndaj shantazheve, kërcënimeve dhe dhunës fizike ndaj liderëve politikë serbë të Kosovës të cilët dolën në mbrojtje të interesave të bashkëkombësve të tyre e që nuk ishin me vijën zyrtare të Beogradit por se reagimi i institucioneve ka qenë në shpërputhje me rrezikun që iu janë nënshtruar politikanët serbë të Kosovës.

Dhuna ka eskaluar kryesisht para zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe ditën e zgjedhjeve për të frikësuar votuesit dhe, në këtë mënyrë janë eliminuar nga skena politike thuaja të gjithë liderët politikë serbë të Kosovës që kanë udhëhequr një politikë të arsyeshme, jokonfrontuese, integruese dhe bashkëpunuese.

Pikërisht për këtë janë sulmuar, linçuar publikisht Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë në mesin e të cilëve ka pasur të arrestuar nga BIA- a e Serbisë sikur ishte rasti i Sllobodan Petroviqit.

A ishte koincidencë e rastit apo sulm i qëllimshëm ndaj Nikolla Rashiqit, për shkak të aktivitetit politik të babait të tij, Nenad Rashiq, duhet ta vërtetojë hetuesia dhe, fjalën e fundit për fajësinë apo pafajësinë, për motivin e mundshëm të sulmit dhe qëllimin e këtij sulmi, ka të drejtë ta thotë vetëm gjykata përkatëse, pas procedimit të provave.

Ndonëse rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Nikolla Rashiq  nxisin dyshime të bazuara për motivet e sulmit, KMDLNj  fton të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese, deri në një vendim të gjykatës kompetente.

KMDLNj e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rastit e që nënkupton se ky rast po trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Po të njëjtën ditë, në lagjen “Arbëria“, në rrethana ende të paqarta e ka kapluar flaka veturën e deputetit të LV - së, Mefail Bajqinovci, duke e shkatërruar plotësisht ate.

Për fat të mirë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, deputeti Bajqinovci ka shpëtuar pa lëndime. Edhe për këtë rast KMDLNj kërkon hetime në mënyrë që të përcakthen shkaqet që kanë prurë deri te djegia e veturës të Bajqinovci.

''Në këtë mënyrë, me vërtetimin e shkaqeve do të eliminoheshin spekulimet e mundshme, ose, në të kundërtën, nëse sigurohen prova për zjarrvënie të qëllimshme, duhet të gjinden kryerësit e mundshëm dhe të sillën para organeve të drejtësisë e qç ia rrezikuan seriozisht jetën deputetit Bajqinovci'', thekson KMDLNJ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)