20 Prill 2024

KMDLNJ kërkon hetime për vdekjen e të paraburgosurit në Pejë

Prishtinë, 28 gusht - Sipas informatave të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) sot në ora 7.15 në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është gjetur pa shenja jete i paraburgosuri B.Gj. i lindur me 26.02.1067 në Klinë i cili në Q.P. ka ardhur me 14.06. 2019 me ç’rast i është hapur dosja mjekësore.

Pas ardhjes në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ai nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmën e mjhekut sikur që nuk ka përdorur asnjë lloj terapie.

Në momentin e pranimit i matren të gjithë parametrat vital të cilat dalin të jenë brenda normave .

Gjatë anamnrzës i paraburgosuri, tash i ndjeri B.Gj. nuk jep të dhëna të ketë qenë i hospitalizuar më heret apo se është opruar.

Më datë 28.08.2019 informohen se është varur në banjon e dhomës dhe se nuk tregon shenja jete gjatë kontrollit të menjëhershëm dhe gjatë përpjekjeve për reanimim kardiopulmonar.

Në ndërkohë është informuar Spitali Rajonal në Pejë përkatësisht Shërbimi i Emergjencës e që e konstaton vdekjen në ora 7.20.

KMDLNj kërkon që për rastin në fjalë të bëhen hetime nëse ka arsye tjera rrethanore që kanë ndikuar në vetvrasjen e të paraburgosurit B.Gj.

KMDLNj konstaton se Qendra e Paraburgimit në Pejë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara n[ mënyrë që të shpëtojë jetën e të paraburgosurit por se ka qenë e pamundur t’i ndihmohet.

Sipas raporteve të KMDLNj –së, i paraburgosuri B. Gj. Nuk ka treguar asnjë indikacion se ka prirje për vetvrasje andaj në rastin konkret nuk janë zbatuar masat e kontrollit, kujdesit dhe mbikëqyrjes së shtuar siç veprohet në rastet e tilla .

Pasi i paraburgosuri B.Gj. ka qenë në pritje të ekstradimit  për në SH.B.A. i dyshuar për një vrasje në Miçigen ndoshta ky ekstradim mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetvritet dhe për këtë arsye kërkon hetim të shpejt dhe caktim të përgjegjësisë eventuale nëse për këtë sigurohen prova.

Realisht, është e pamundur të sigurohen kushte 100% për parandalimin e vetvrasjeve në burgjet e Kosovës aq më parë që kjo dukuri është e theksuar në të gjitha burgjet edhe në vendet më demokratike aq më parë që historia shëndetësore e të paraburgosurit B. Gj.

Nuk përmabanë asnjë të dhënë paralajmëruese që tregon prirjen për vetvrasje, vetlëndim apo rrezikim të personave të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)