19 Prill 2024

KMDLNj e dënon sulmin e dhunshëm ndaj Sokol Zogaj!

Prishtinë, 16 gusht - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është informuar për sulmin brutal ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogajt, me ç’rast persona të paidentifikuar i kanë shkaktuar lëndime të rënda për çka është duke u trajtuar në klinikën për emergjencë të QKUK –së. 

Sulmin ndaj Zogajt, KMDLNj e konsideron si sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe përpjekje për të kontrolluar nga ana e krimit një segment shumë të rëndësishëm siç është Shërbimi Korrektues i Kosovës që po përballet me probleme të shumta pikërisht për shkak të ndërhyrjeve politike.

"KMDLNj kërkon hetime të shpejta  dhe vënie para organeve të drejtësisë së atyre që e kryen këtë veprim kriminal si edhe rritjen e sgurisë për ata që drejtojnë institucionet me rëndësi në rastin konkret SHKK", thuhet në një kumtesë të Këshillit.

Sipas KMDLNJ-së, ky sulm është përpjekje për frikësim, inkurajim për kriminelët, shtytje për urdhërdhënësit dhe dekurajim për drejtësnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)