25 Prill 2024

KMDLNj: A është EULEX në mision për diferencime dhe ekzekutime politike

Prishtinë, 17 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) nëpërmjet një reagimi ka Vlëresuar se pas një misioni krejtësisht të dështuar siç ishte UNMIK, ndërkombëtarët vendimmarrës kërkuan një mision tjetër sidomos në fushën e sundimit të ligjit që llogaritej edhe dështimi kapital i UNMIK-ut.

Misioni i ri, shumë i kushtueshëm pretendohej të themelohej mbi “mbetjet mortore jofunksionale të misionit paraprak” duke premtuar ngritjen e efikastitetit të gjyqësorit, forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës përmes konsolidimit të sistemit gjyqësorë vendorë.

Për këtë arsye sipas KMDLNj-se botërisht deklarohej si mision këshilldhënës dhe monitorues dhe, si me turp pranonte disa raste shumë të rralla ku do të kishte fuqi ekzekutive ndërsa, në realitet, EULEX në Kosovë ishte 100% vendimmarrës në teatrin e kukullave juridike dhe politike të Kosovës.

"Fillimi i këtij misioni ishte i përshkruar me një shfaqje të pazakontë, nën një urë në zonën industriale ku ofruan një shfaqje striptizi duke i zhdeshur uniformat e UNMIK –ut dhe duke veshur uniformat e EULEX-it", ka theksuar KMDLNj.

Realisht, pjesa dërmuese e stafit prokurorial, gjyqësorë dhe administrativ  sipas KMDLNj-se u konvertuan duke u shndërruar në EULEX dhe në këtë mënyrë siguruan paga të majme, imunitet gjithpërfshirës dhe jetë përallore, sikur të ishin aktorë të Fellinit në Dolce Vita.

"Dorëheqja e fundit e kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcom Simmons, i cili e akuzon këtë EULEX-in për korrupsion dhe politizim është një mundësi e bazuar që të kërkohet rishqyrtimi i të gjitha rasteve të gjykimeve ku dyshohet se janë marrë nën ndikime dhe urdhra politike sikur edhe se janë korruptuar", thekson KMDLNj.

KMDLNj është i sigurt se ndërkombëtarët e EULEX-it nuk do të ishin në gjendje të bënin këtë krim kundër drejtësisë pa ndihmën e vendorëve, prandaj kërkohet të hetohet sekserizmi i disa avokatëve dhe të tjerëve që ndërmjetësojnë në shitjen e pafajësisë nga EULEX, dhe eliminimin e fajësisë për eksponentë të krimit të nivelit të lartë.

“Edhe disa hetues e tash edhe Simmons kanë deklaruar se “rasti Limaj” është rast politik dhe se ky rast është kurdisur që, përmes procesit të montuar gjyqësorë z. Limaj (dhe të tjerët nga proceset tjera) të dënohen dhe të eliminohen nga skena politike.

KMDLNj kërkon nga Simmons dhe denoncuesit e tjerë të bëjnë publik faktin se kush ka urdhëruar eliminimin politik të Limaj dhe të dënuarve tjerë përmes proceseve të pandershme dhe të porositura gjyqësore në mënyrë që drejtësia të vendoset në vend dhe të rehabilitohen personat e diferencuar dhe të linçuar publikisht”, thuhet në reagim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)