29 Mars 2024

Klinika Emergjente dhe KFOR-ri, organizuan ushtrim të përbashkët fushor

Prishtinë, 19 shtator - Klinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente. Gjatë ushtrimit  është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar  reagimi i klinikës në raste të tilla.

KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente.

U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë  me helikopter për sjellë të lënduarit.

Testimet e tilla do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme nga ora 9:30 deri në 12:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)