19 Prill 2024

KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili

Prishtinë, 27 shtator - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së  Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - Dega në Skenderaj - Divizioni  Penal.

Gjyqtari, i cili është arrestuar me datë 26.09.2019, nën dyshimin se kishte për të kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 të KPRK.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të ofroi përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)