04 Korrik 2020

KGJK harton rregulloren për organizimin dhe veprimtarinë e Gjykatave

Prishtinë, 1 qershor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me ndryshimin e pakos ligjore të gjyqësorit e ka vlerësuar të  domosdoshme hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, në frymën e kësaj pakoje.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, drafti i se cilës së bashku me shtojcën 1 janë të  bashkangjitura . dhe shërbejnë si Drafte ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit ë kësaj Rregulloreje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)