20 Prill 2024

KGJK emëroi Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Prishtinë, 31 tetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës,  pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Në garë për kryetarë  ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq.

Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin  Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)