28 Mars 2024

KFOR teston gatishmërinë gjatë ushtrimit më 23 dhe 24 shkurt

Kampi Bondsteel, 22 shkurt - Nga data 23 deri më 24 Shkurt, ushtrimet të cilat përfshijnë forcat manovruese të KFOR-it nga Grupi Luftues Shumëkombësh-Lindje do të mbahen në pjesë të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë zonat e përgjegjësisë së Grupeve tjera Shumëkombëshe Luftuese.


Këto ushtrime do të vlerësojnë dhe vërtetojnë aftësinë e plotë opreacionale të Grupit Luftues Shumëkombësh-Lindje pas rregullimeve të fundit nën planin e KFOR-it “Prezenca Parandaluese”. Këto ushtrime nuk janë përgjigje ndaj, apo përgatitje për, çfarëdo situate aktuale, të vashdueshme apo që pritet të ndodhë në Kosovë.


Tranzicioni në Grupin Luftues Shumëkombësh-Lindje (GLSH-L) nuk do të ndikojë në detyrën e KFOR-it për të ruajtur ambient të qetë e të sigurtë kurdo dhe kudo në Kosovë. Grupi Luftues Lindje mbetet i shkathët, shumë fleksibil, i lëvizshëm dhe i gatshëm të reagojë në çfarëdo situate që kërcënon sigurinë e Kosovës.  


Grupi Luftues Shumëkombësh-Lindje është forcë e udhëhequr nga Brig. Gjen. Al Dohrmann. Ky Grup Luftues përbëhet nga afërsiht 2.200 ushtarë, përfshirë Njësinë Vepruese Hellas and Njësinë Vepruese POL/UKR (Poloni/Ukrainë). Misioni i GLSH-L ëhstë të ruajë ambient të qetë e sigurtë dhe sigurojë lirinë e lëvizjes për njerëzit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)