28 Mars 2024

KFOR përforcon prezencën në Jarinjë

Prishtinë, 18 dhjetor - Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka njoftuar se ka shtuar praninë ushtarake në veri, pas protestës së sotme në Jarinjë.

Sipas njoftimit, kjo është bërë pas prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve.

“Pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, KFOR ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë. Kjo rritje e sigurisë vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve", thuhet në njoftimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook.

“Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë njerëzit që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre paqësisht, duke shmangur dhunën e pa proporcionuar, qëndrimet agresive dhe sjelljet që mund të keqkuptohen dhe perceptohen si provokim ose dhunë të panevojshme”.

Tutje, KFOR thotë se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij i dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në të mirën e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, përfundon reagimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)