18 Prill 2024

KFOR në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të rrezikut në veri

Bruksel, 13 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me përplasjet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, pas tensioneve në veri.

Stoltenberg ka dhënë një mesazh të qartë për të dyja palët, që të përmbahen dhe të ndalojnë përshkallëzimin e veprimeve.

Ndër të tjera ai ka shtuar se vendet duhet të ulin tensionet dhe të jenë të gatshëm të dialogojnë, ndërsa shton se forcat e NATO-s janë duke monitoruar situatën dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë.

“Forcat tona janë gati, vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë ngushtë”, ka thënë Stoltenberg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)