30 Maj 2020

KFOR i ofron MPBAP mbështetje me të gjitha kapacitetet ekzistuese

Prishtinë, 7 prill - U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe Gjeneral Brigade Shawn Harris në cilësinë e shefit të stafit.

Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e Qeverisë në tërë territorin e  Republikës së Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Sa i përket gjendjes së  përgjithshme të sigurisë, u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Michele Risi, shprehu përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ofroi mbështetjen e KFOR-it me të gjitha kapacitetet ekzistuese.

Me këtë rast, të dy palët u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë, dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rris dukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)