18 Shkurt 2020

KFOR-i me zëvendëskomandant të ri

Prishtinë, 5 tetor - Sot, pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral - brigade Reinhard Ruckenstuhl ia ka dorëzuar detyrën pasrendësit të tij, zvicerrianit, gjeneral-brigade Laurent Michaud.

Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl, gjatë fjalës së tij lamtumirëse, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intenzive.

Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti “jemi këtu krah për krah - tha gjenerali Reinhard Ruckenstuhl – si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”.

Në përgjigje e tij, komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario e përshkroi zëvendëskomandantin në largim si “udhëheqës shumë të mirë, këshilltar dhe mik të shkëlqyeshëm, njeri me cilësi të mëdha, që përkushtohet me shpirt dhe që është shumë i vendosur”, i cili i mbështetur nga një ekip i shkëlqyeshëm, arriti rezultate të mëdha këtu në KFOR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)