29 Mars 2024

KFOR-i irlandez ka dhënë kontribut efikas

Prishtinë, 17 prill - Të enjten u mbajt ceremonia e uljes së flamurit irlandez ne kampin Clark, afër Lipjanit, ku u organizuar një paradë në të cilën morri pjesë komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.

Kontigjenti irlandez ka shërbyer në Kosovë gjatë 11 vjetëve të fundit, ku 3500 ushtarë irlandez kanë qenë pjesë e 22 njësiteve që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin.

Në fjalimin e tij kumbues, Gjenerali Bentler përmendi momentin e rëndësishëm që definoi kontributin irlandez për Forcat e Kosovës siq ishte përkushtimi i shkëlqyer në ballafaqimin e trazirave që ndodhën në Çagllavicë në ditën e Shën Patrikut në mars të vitit 2004, ndihma në zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit 2009 si dhe kalimi i përgjegjësisë mbi monumentin e Gazimestanit muajin e kaluar. 

Komuniteti irlandez është çmuar lartë nga popullata vendore, si dhe nga bashkëpunëtorët e tyre që shërbejnë në KFOR, për bujarinë, përkushtimin, këmbënguljen dhe aftësitë e larta profesionale.

Kjo mund të shihet edhe si pasojë e trishtë e adaptimit të NATO-s në Ballkan, por është një hap tutje në rrugën e KFOR-it për të forcuar institucionet lokale të sigurisë ashtu që ato të mund të marrin përsipër detyra të sigurisë. 

Prezenca irlandeze në Kosovë ka qenë, sinqerisht, një kontribut efikas dhe briliant. Është theksuar përmes aftësisë së forcave tejet profesionale të cilat posedojnë një spektër të gjerë të angazhimeve në disa operacione paqësore mbështetëse shumëkombëshe, menaxhim të krizave, operacione humanitare dhe çfarëdo përgjigjje ndërkomëtare ndaj katastrofave natyrore. 

Udhëtim të mbarë në shtëpi “Óglaigh na hÉireann” dhe sjell me vete falenderimin e një shoqërie të kënaqur dhe mirëkuptimin e thellë të një komuniteti falenderues ushtarak. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)