09 Dhjetor 2019

KFOR-i i dhuron pajisje Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicën e Veriut

Mitrovicë, 28 nëntor - Brigada e Zjarrfikësve të Mitrovicës Veriore pranoi një donacion nga KFOR-i i cili përbëhet nga një set pajisjesh që do të rrisin aftësitë e tyre për të ofruar siguri në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Vegla mbrojtëse, shkallë, tuba, pompa dhe një sharrë elektrike u dorëzuan nga një ekip i KFOR-it në njësinë e Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës së Veriut, në mbështetje të aktiviteteve të tyre për të mbrojtur popullsinë lokale nga zjarri dhe rreziqet e mjedisit.

Projekti "Pajisjet për shuarjen e zjarrit" u zhvillua nga Njësia për Bashkëpunim Civil-Ushtarak i KFOR-it në koordinim të ngushtë me Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues K2 të KFOR-it dhe Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, si dhe u implementua nga Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hoxhiq - e cila ndoqi ceremoninë së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq- e falënderoi KFOR-in për mbështetjen që u është dhënë të gjitha komunave dhe theksoi se si "mbështetja e KFOR-it është në harmoni me përpjekjet në dobi të Brigadës lokale të Zjarrfikësve nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.”

Kryetari Rakiq e vlerësoi lartë donacionin dhe shprehu kënaqësinë e tij duke thënë se "miqësia dhe respekti i ndërsjellë po vazhdon" dhe se "ky donacion nga KFOR-i do të përmirësojë aktivitetet e përditshme dhe kushtet e punës së zjarrfikësve në Mitrovicën e Veriut".

KFOR-i është i përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve lokale të sigurisë përmes projekteve dhe donacioneve të cilat mund të përmirësojnë të ardhmen e popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019 - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hermarck Ahliny. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)