29 Mars 2024

KFOR-i do të vazhdojë mbështetje në fushën e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 5 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit Sefaj në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)