25 Prill 2024

KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme

Prishtinë, 27 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Rose E. Gottemoeller, me të cilën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s dhe për rolin e Kosovës si faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe e mirëpret mundësinë që edhe Maqedonia të hyjë sa më parë në NATO.

“Sa më parë rajoni ynë bëhet pjesë e NATO-s, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Duke folur për transformimin e FSK-së, Presidenti Thaçi u shpreh se po punohet në implementimin e të gjitha kritereve që duhet plotësuar që FSK të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Jemi duke zhvilluar një proces gjithë-përfshirës të konsultimeve dhe të informimit. Do të shterim të gjitha mundësitë që transformimi të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gottemoeller u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Presidenti Thaçi u shpreh se roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon është i pazëvendësueshëm por duhet të punohet edhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)