14 Tetor 2019

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Istog mbajti mbledhjen e radhës

Istog, 25 qershor - Është mbajtur sot  mbledhja e radhës  e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës Agim Ademaj, ku në mbledhje është  shqyrtuar raporti i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunën e Istogut, përfundimi i vitit shkollor, parkimi i automjeteve në trotuare, pengimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve në veçanti atyre me nevoja të veçanta, ndotja akustike, zhurma e madhe e lokaleve të natës sidomos në stinën e verës ishin pika të rendit të ditës të cilat KKSB-ja sot pati në shqyrtim.

Enver Gashi – komandanti i  Stacionit Policor në Istog, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajit Maj të cilin muaj e cilësoi si të qetë dhe  stabil.  Deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 52  raste, 6 aksidente trafiku dhe 1 persona të lënduar. Janë lëshuar 271 tiketa në trafik, 44 persona të arrestuar, 10 të ndaluar, janë konfiskuar 4 armë dhe kemi asistuar në 13  raste , municion i konfiskuar 13,  ka deklaruar Gashi.  Po ashtu Gashi  njoftoj se  Stacioni Policor në Istog  është duke bërë përgatitje të nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve tonë sidomos rreth trafikut.

Po ashtu u debatua edhe për pikat e tjera të rendit të ditës, për të cilat anëtarët e KKSB-së dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)