05 Prill 2020

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Gjilan, 28 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve S.I. (1982), A.A. (1996) dhe S.L. (2001), pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit S.I., A.A. dhe S.L., më 23 shkurt 2020, rreth orës 18h, në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 17 vjeçare, ashtu që në shtëpinë e pa banuar të familjes së të dyshuarit S.L. në fshatin Selishtë, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa, i dyshuari S.L., kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe një natë më parë me të njëjtën.

Gjithashtu, në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.

Të njëjtit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 27 shkurt 2020, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)