16 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje

Gjilan, 13 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, që të dyshuarit H.K., t’ia caktojë masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Kanosje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 shkurt 2019, në Gjilan, i dyshuari H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarit SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, i dyshuari e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin, duke i thënë se në qoftë se vjen policia në shtëpinë time, ka me të vra, duke shkaktuar te i dëmtuari ankth dhe frikësim.

Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)