25 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi Prokurorin e Shtetit

Ferizaj, 3 prill - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit M.D.., nga Ferizaj sepse ekziston dyshimi i bazuar se më 02.04.2019, në objektin e Gjykatës Themelore Ferizaj, i pandehuri me qëllim frikësimi, ka kanosur seriozisht Prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj derisa ishte duke e kryer punën e tij zyrtare, në të cilin rast prokurori ishte përfaqësues i akuzës, ndërsa, tani i pandehuri M.D.,  ishte në cilësinë e dëshmitarit.

Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ndaj të njejtit ka marrë aktvendim për fillim të fazës së hetimeve.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj dënon ashpër veprime të tilla të ndërmarra kundër Prokurorit të Shtetit dhe mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies dhe se asnjëherë nuk do të zbrapset nga kërcënime të tilla të çfardo lloj forme qofshin ato.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)