20 Gusht 2019

Kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve për vjedhje të rëndë në Pejë

Pejë, 18 prill - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimi, ndaj të pandehurve, B.K. dhe D.SH., për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë“, nga neni 315, paragrafi 1, pika 1.1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve B.K. dhe D.SH., për shkak se të njëjtit me datën 14 prill të këtij viti,  në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta hapin derën kryesore dhe nga aty marrin 5 televizor, 3 telepilot, 1 drinbox,  ku me pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)