24 Prill 2024

Kërkohet lirimi i Adea Batushës, Egzon Halitit, Atdhe Arifit e Frashër Krasniqit

Prishtinë, 21 shkurt - Sot në mesditë, një grup i studentëve e profesorëve,  para Bibliotekës Kombëtare, kanë vendosur një baner, me të cilin i bëhet thirrje Gjykatës së Apelit - që do të mbaj seancën me 22 shkurt për 4 studentët aktivistë, Adea Batushën, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin - të Lirojë Studentët!  Në aktivitet u prononcuan studentja, Arlinda Gashi, dhe profesori në fakultetin e Arkitekturës, Egzon Bajraktari.

Në prononcim Arlinda Gashi ndër të tjera tha “Gjykimi ndaj katër aktivistëve nuk është vetëm gjykim ndaj tyre por është i të gjithë neve si shoqëri. Nuk është veç  çështje e tyre si individë, as veç e një subjekti politik, këtë rast Vetëvendosje-s , por e çdo qytetari në Republikën e Kosovës.”

Studentja u bëri thirrje edhe organizatave tjera studentore, atyre jo-qeveritare, e nismave qyetare që të reagojnë e të dalin në mbrojtje të studentëve, aktivistë.

“Sot është momenti i fundit kur organizatat studentore, nismat qytetare, organizata jo qeveritare do të duhej të reagonin në mbrojtje të studentit e qytetarit të Republikës së Kosovës. Ne si qytetarë, si studentë, si njerëz konsiderojmë se e kemi për obligim të reagojmë deri në vendosjen e një sistemi të drejtë. Jemi këtu që të kërkojmë drejtësi e liri për studentët” kështu tha në fund ajo.

Ndërkaq profesori Egzon Bajraktari tha “Në emër të profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët nuk pajtohen me dënimin e studentëve tanë jemi mbledhur këtu që të shprehim mospranimin tonë me vendimin e gjykatës për dënimin e tyre, dhe i bëjmë thirrje gjyqësorit që të anulojë këtë vendim të padrejtë”.

“Ka vend edhe për revoltë e protestë. Kështu që edhe në rastin hipotetik kur studentët tanë mund të shprehin revoltën e tyre shteti dhe gjyqësori ynë, do duhej të tregonte aftësi që ta pranojë e ta paqetojë atë revoltë, e të mos e shkelmojë rininë me denime të pajustifikuara e drakonike” shtoi ai më tutje.

Baneri kishte edhe zingjirë për të simbolizuar shkeljen e cungimin e lirisë, që po u bëhet studentëve.

Ky aktivitet ishte kurorëzim i disa aktiviteteve radhazi të studentëve, gjatë ditës së djeshme, ku në shumë vende u vendosën banera me kërkesën për Lirimin e Studentëve. Këto postera u vendosën në fakultetet e Arkitekturës, Bujqësisë, Muzikës, Juridikut, në Konvikte, e në Qendrat Studentore."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)