19 Mars 2024

Kërkohet hetim i pavarur për rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas

Prishtinë, 20 shkurt - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (Inject) ka reaguar lidhur me trajtimin jo-korrekt të rastit të së miturës nga komuna e Drenasit, duke kërkuar prej institucioneve relevante një kujdes të veçantë dhe punë profesionale me qëllim të zvogëlimit të dëmit të shkaktuar jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Inject kërkon nga të gjithë mekanizmat mbikqyrës të institucioneve që të mos lejohet manipulim, keqpërdorim apo fshehje/fshirje e gjurmëve lidhur me rastin e lartcekur.

"Jemi të alarmuar me informatat kontradiktore dhe paqartësitë në lidhje me rastin në fjalë, pasi që nga fillimi i plasimit të informatave për publikun ka qenë e qartë shkelja e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve, duke filluar prej prokurorisë, e cila e ka pushuar hetimin e rastit, përkundër faktit se viktima ka qenë e moshës së mitur dhe tërheqja e padisë në rast të abuzimit me të mitur nuk mund të mirret si arsye për pushim të hetimeve", thekson Inject.

Prokuroria sipas detyrës zyrtare (EX-OFFICIO) nuk është dashur të ndalojë hetimin, sepse shkeljet e detyrës zyrtare të mësimdhënësit dhe policit kanë qenë të qarta nga fillimi.

"Për këtë arsye thërrasim në përgjegjësi institucionet dhe personat që i përfaqësojnë këto institucione që këtë rast ta hetojnë pa ndikime nga jashtë."

 "Po ashtu, duke u bazuar në rezultatet e fundme, kërkojmë që të krijohet një komision i pavarur në të cilën do të angazhohet një superekspertizë. Propozojmë që menjëherë, pa vonesë, të konfiskohen të gjitha materialet e grumbulluara nga ky rast, të stopohen hetimet nga personat aktual dhe të mirren përsipër nga një ekipë tjetër profesionale", thekson Inject.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)