20 Prill 2024

Kërcënimet apo sulmet ndaj prokurorëve nuk do të lëkundin asnjë prokurorë

Prishtinë, 3 shkurt - Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, reagon ashpër lidhur me kërcënimet të cilat i janë bërë Prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku dhe familjes së tij.

"Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës, dënojmë çdo akt të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve", thekson Shoqata.

Andaj, Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen ata të cilët kërcënuan, Prokurorin Maloku dhe familjen e tij, si dhe të njëjtit të sillen para organeve të drejtësisë.

Po ashtu Shoqata njofton opinionin se kërcënimet apo sulmet ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundin asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)