18 Prill 2024

Keqinformimi krijon një amulli në lidhje me dhunën në familje

Prishtinë, 17 gusht - Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike në Kosovë, përveç tjerash, fokus të veçantë ka edhe objektivin për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës Familjare.

Në kuadër të fushëveprimit të vet, IMVD ka analizuar edhe pohimet në lidhje me viktimat e dhunës në familje, më saktësisht vrasjet e grave, temë kjo e trajtuar ditët që lamë pas por edhe aktualisht.

Vlora Jashanica, Drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike ka theksuar se IMVD e sheh me shumë rëndësi, informimin e mirëfilltë të publikut në lidhje me këtë temë, dhe dëshiron të informoj se publikimi i listës me emrat e 101 Grave të Vrara, listë kjo që është publikuar në gazetën Bota Press, nga Gazetarja dhe Aktivistja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut zonja Elvanë Berani, nuk pasqyron informacion të saktë.

"IMVD i është referuar burimeve të hapura dhe ndërmarrë një hulumtim për secilin rast veç e veç. Hulumtimi është bërë duke ju referuar burimeve të hapura, ato të mediumeve dhe rrjeteve sociale, dhe nga këto burime del se nga kjo listë prej 101 rasteve, janë 12 vrasje që kanë ndodhur në Republikën e Kosovë, dhe jo siç keq informohet publiku, për 101 raste të tilla."

"Në lidhje me emrat në këtë listë, përveç 12 vrasjeve, të gjitha vrasjet e tjera kanë ndodhur jashtë terrorit të Republikës së Kosovës, respektivisht shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Shqipëri, por ka raste të cilat kanë ndodhur edhe në Itali, Zvicërr dhe Gjermani", ka theksuar Jashanica.

Po ashtu nga ky hulumtim është vërejtur se në këtë listë janë përfshirë edhe vrasjet të cilat nuk hyjnë në kategorinë e dhunës familjare, por që janë vrasje me motive krejtësisht të tjera.

Kësisoj, IMVD dëshiron të tërheq vëmendjen e mediumeve në përgjithësi, dhe të Bota Press në veçanti, për lajmin e botuar me datën 9 gusht 2018, që t’i kushtojnë kujdes të shtuar saktësisë dhe korrektësisë së informacioneve nga burimet jo kredibile, në rastin konkret nga keqinformimi i znj. Elvanë Berani, e cila kishte publikuar këtë listë, me pohimet siç shprehet ajo, “ te vrara dhe të pambrojtura nga Policia e Shtetit të Kosovës”.

Jashanica ka thënë e për informimin e drejtë të publikut, ndonëse kjo listë e shpërndarë në internet, portale dhe mediume të ndryshme i atribuohet dhunës së meshkujve ndaj grave, në këtë listë ka edhe raste të vrasjes për qëllime të hakmarrjes, ku janë vrarë edhe meshkuj edhe femra në Shqipëri, raste të grabitjeve në bankë ku është vrarë një femër në Shqipëri, si dhe raste të aksidenteve me veturë ku është shkelur këmbësorja teksa po kalonte rrugën.

"Shtrohet pyetje si mund të futen këto raste ne kategorinë e dhunës në familje?! Duhet theksuar se keqinformimi nuk i shërben mbrojtjes së mirëfilltë të gruas nga abuzimi dhe nuk i shërbejnë zvogëlimit të rasteve të dhunës në familje, në fakt ka efekt krejtësisht të kundërt. Ky lloj i keqinformimit krijon një amulli në lidhje me zhvillimet sociale dhe institucionale, në fushën e dhunës në familje".

"Duhet theksuar që secila jetë e njeriut është e shenjët, por që IMVD vlerëson se raportimi i drejtë dhe i saktë i tyre dhe veçanërisht i motiveve i shërben përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e kësaj dukurie."

"Është fakt se Gruaja e Kosovës është e rrezikuar të jetë pre e vrasjes nëse nuk i ofrohet mbrojtje kur ajo I drejtohet Policisë së Kosovës duke paraqitur kërcënimet, në këtë segment tani më i mbetet shtetit të Kosovës të veprojë ndryshe , me efektivitet dhe me mbrotje të viktimave që paraqesin kërcënimet në Polici, që të evitohen vrasjet e Grave në Kosovë. Edhe po të vritej vetëm një Grua, është alarm i madhe për Kosovën,  në shekullin në të cilin ne jetojmë dhe marrë për bazë sistemin Demokratik, si dhe ligjet në fuqi të cilat së bashku garantojnë  mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës", ka pohuar Jashanica.

Nëse duhet kërkuar llogari nga Policia e Kosovës për mos intervenim adekuat dhe për mos mbrojtje të viktimave pas paraqitjes së kërcënimeve atëherë kjo llogari në raport me këtë listë duhet kërkuar për 12 rastet e vrara në Kosovë dhe jo për 101 raste, që nuk kanë ndodhur në Republikën e Kosovës.  

Në asnjë formë nuk shfajsohet Policia e Kosovës e cila nuk ka reaguar me kohë  dhe nuk ka vënë në funksion mekanizmat mbrojtës kundrejt kërcënimeve, që janë paraqitur nga Gratë e vrara. Por që kjo kërkesë të ketë efektin më të plotë dhe real besoj se duhet referuar të dhënave më të sakta.  Kosova nuk do duhej të mbesë nën errësirën e mendësive fanatike patriarkale, të cilat në thelb kanë për bazë cungimin e të drejtave të njeriut deri në fatalitet.

Gratë në Kosovë nuk duhet kërkuar të drejta dhe mbrojtje, duhet kërkuar zbatimin e Ligjit nga Institicionet e Kosovës. Sepse është Ligji ai që u ofron mbrotje, siguri dhe të drejta dhe në asnjë formë individët e caktuar apo edhe njesitë. Mos zbatimi i Ligjit në këtë drejtim ishte, është dhe mbetet përgjegjësi Institucionale.

Kërkimi i llogaridhënies institucionale nga akterë relevantë duhet të bazohet në informacion dhe analiza të sakta, në të kundërtën, keqinformimi është dëmtim i atyre përpjekjeve.

Në këtë kuadër, kërkojmë nga organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e Mediumeve në Kosovë që të reagojnë ndaj këtyre keqinformimeve, dhe njëkohësisht IMVD fton aktivistet për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë që të mos i referohen kësaj liste në raport me Gratë e vrara në Kosovë. Ftojmë institucionet që të prodhojnë analiza dhe informacion të përditësuar, ashtu që në të ardhmen të evitojmë keqinformimin, pavarësisht motiveve, dhe në veçanti i ftojmë ato të merren aktivisht me luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar.


Nga lista me 101 emra të Grave të vrara, që qarkullon në portale, mediume dhe rrjete sociale, në Kosovë janë vrarë 12 Gra:

1.    Zenepe Bytyqi
2.    Diana Kastrati
3.    Donjeta Pajazitaj
4.    Antigona Morina
5.    Miradie Hetemi
6.    Z.C 66 Vjeqare –Vret Gruan dhe Vetën
7.    Valbone Nrecaj
8.    Dafina Zhubi
9.    Igballe Llaloshi
10.    Sevdije Berisha
11.    Valbona Marku dhe vajza e saj
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)