19 Prill 2024

Katërqind euro gjobë, për mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë

Ferizaj, 6 dhjetor - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.K. i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajsisë, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) €.

I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)