29 Mars 2024

Kategoritë e luftës me mbrojtje ligjore falas

Prishtinë, 31 tetor - Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në interes të Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe familjeve të tyre. 

Drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla, dhe drejtori ekzekutiv i ANJF, Ramadan Gashi, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, që do t’iu sigurojë ndihmën e duhur juridike të gjithë pjesëtarëve të kategorive të lirisë dhe familjeve të tyre.

ZÇKDL, në vazhdimësi është në përpjekje të lehtësimit të shërbimeve për kategoritë e lirisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)