24 Prill 2024

Kanada konfirmon përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci z. Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, Sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë, znj. Laurie Wright.


Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit znj. Wright për vizitën, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për Kosovën, si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, në ruajtën e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ministri Berisha i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK); për sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit; për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.

Ministri Berisha duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez, pasi uroi ministrin për emërimin e tij në detyrën e re, e falënderoi për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)