24 Prill 2024

Italia e gatshme të përkrahë Kosovën në fushën e emergjencave

Prishtinë, 16 shkurt - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj gjatë qëndrimit në një vizitë në Republikën e Italisë, i shoqëruar nga konsulli në Bari, z. Arben Muhameti ka takuar, znj. Marialisa Mango, prefekte e Barit dhe njëkohësisht përgjegjëse  e emergjencave për jugun e Italisë zona e nëntë.

Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi prefekten për pritjen, njëkohësisht për ndihmën që ka dhënë Republika e Italinë në konsolidimin e demokracisë dhe aspekteve që kanë ndihmuar në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Zëvendësministri Xhemajlaj i njoftoi edhe rreth gjendjes së Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe mundësitë e bashkëpunimit me prefekturën e Barit për të ndihmuar Republikën e Kosovës në trajnime specifike sa i përket fushës së emergjencave.

Prefektja e Barit znj. Marialisa Mango premtoi se do të angazhohet për të gjetur mundësitë që të përkrahë Agjencinë e Kosovës për Menaxhim të Emergjencave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)