29 Mars 2024

Itali, sekuestrohet 1 kg heroinë, në pranga një kosovar

Romë, 7 shkurt -Policia italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg heroinë dhe arrestimin e një kosovari.

Lajmi bëhet publik nga mediat italiane të cilat theksojnë se shtetasi nga Kosova identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur rreth 46-vjeç është kapur në portin e Barit gjatë një kontrolli të policisë italiane.

Sipas mediave kosovari kishte kaluar përmes portit të Durrësit dhe kërkonte që ta transportonte drogën për në Belgjikë ku edhe ai jetonte.

Mediat theksojnë se droga është gjetur nga policia gjatë një kontrolli në makinën e tij benz mercedes ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)