23 Prill 2024

IPK shkëmben përvojat me agjencitë tjera të vendeve të rajonit

 Bukuresht, 14 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës është duke marrë pjesë në punëtorinë rajonale të organizuar nga RAI (Iniciativa Rajonale kundër korrupsionit) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë me përkrahjen e OSBE-së,   e cila po mbahet në Bukuresh – Rumani  13-14 dhjetor 2017.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtetet e rajonit dhe më gjerë, e në të cilën Republika e Kosovës po përfaqësohet nga Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë.

Në këtë punëtori të titulluar “Integriteti dhe standardet profesionale në agjencitë e zbatimit të ligjit” ndër të tjera, nga zyrtarët e shteteve pjesëmarrëse janë diskutuar çështjet e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, praktikat e aplikuara nga vendet e rajonit dhe më gjerë, identifikimi efektiv I rreziqeve nga korrupsioni, sfidat e përbashkëta etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)