20 Prill 2024

IPK shënon përvjetorin e 13-të

Prishtinë, 3 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës mbajti sot një ceremoni me rastin e shënimit të përvjetorit të 13-të. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore, ndërkombëtare si dhe zyrtarë nga agjencitë homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ceremonia u përcoll edhe me fjalë rasti që përshkruan rrugëtimin 13 vjeçar të IPK-së dukë vënë në pah sfidat dhe sukseset e treguara.

Kryeshefja e IPK-së znj. Miradije Kelmendi në fjalën e saj në këtë ceremoni potencoi sukseset duke falënderuar të gjitha zyrtarët e IPK-së për angazhimet e tyre si dhe partnerët vendor e ndërkombëtar:

“Sukseset janë të dukshme, të vlerësuara nga qytetarët dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar. Ato nuk do të ishin evidente pa kontributin e të gjithë punonjësve. Edhe më parë jemi zotuar në luftimin e pa kompromis të dukurive negative dhe krimit në radhët policore, duke synuar një polici që zhvillohet krahas standardeve ndërkombëtare. Për opinionin është i njohur arrestimi i 59 zyrtarëve policorë të njësive të trafikut rrugor dhe autostradës, të realizuar gjatë vitit 2017 dhe i 22 zyrtarëve të tjerë policorë të realizuar gjatë muajit maj të këtij viti. Kjo dëshmon përkushtimin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjithmonë në drejtim të ngritjes së integritetit policor”- theksoi ndër të tjera znj. Kelmendi duke falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë si ICITAP dhe OSBE-në për përkrahjen e dhënë për IPK-në.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj  i cili ishte prezent në këtë ceremoni, në fjalën e tij të rastit theksoi rëndësinë që ka IPK si agjenci mbikëqyrëse policore:

“Mu më vjen mirë që ka kush e sheh policinë tonë. Pse po them dikush na sheh, pasi qe sa më shumë dikush na sheh, jemi më të saktë dhe më korrekt. Unë mburrem me Policinë e Kosovës me profesionalizmin, do të jemi përkrahës të Policisë së Kosovës”- theksoi ndër të tjera Kryeministri Haradinaj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listë seriozë për punën e saj.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe medalje për zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar, përkrahje dhe bashkëpunim me IPK-në medalje i është ndarë prokurorit Sylë Hoxha, menaxheres së programit të ICITAP-it znj. Kimberly Riffe, Ambasadorit të OSBE-së z. Jan Braathu si dhe udhëheqësit të Divizionit në Departamentin e Hetimeve z. Bardhyl Haxhimustafa.

Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)