25 Prill 2024

IPK shënoi sot 12 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 3 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit në ceremoninë e organizuar në të cilën morën pjesë përfaqësues të MPB-së,  institucioneve ndërkombëtare në Kosovë si ICITAP-i amerikan, OSBE-ja EULEX-i, agjencive homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Maqedonisë etj.

Me këtë rast U.D Kryeshefi i IPK-së znj. Miradie Kelmendi theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i  kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë së Kosovës për të siguruar një polici të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike.

“Krahas fuqizimit të kompetencave të organizatës në fushën e hetimit penal, nuk është ndalur edhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe sot ne jemi mbledhur këtu të falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të Inspektoratit Policor të Kosovës” – tha ndër të tjera znj.Kelmendi.

Zëvendës ministri i MPB-së z. Izmi Zeka në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni shprehu gatishmërinë e MPB-së për përkrahjen e IPK-së:

“Si një organi i jashtëm mbikëqyrës për policinë,  IPK do të përkrahet që në punën e saj të ketë profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të plotë operative” – theksoi z. Zeka duke shtuar se puna profesionale e IPK-së ka fuqizuar në vazhdimësi Policinë e Kosovës.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesja e ICITAP-it amerikan znj. Kimberly Riffe e  cila nga Inspektorati Policor pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së.

Gjatë kësaj ceremonie mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe misionit të EULEX-it si dhe për një numër të punonjësve të IPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)