19 Prill 2024

IPK rekomandoi suspendimin për dy zyrtarë policorë

Prishtinë, 18 maj - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si pjesë e procedurës hetimore ka realizuar urdhëresën për sekuestrim në Mitrovicën e veriut të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Hetimi është duke u zhvilluar në konsultim me prokurorinë kompetente me dyshimin se dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut (njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit) kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Si pjesë e realizimit të kësaj urdhërese më 16.05.2018 janë sekuestruar disa pajisje kompjuterike dhe disa telefonave celularë si provë materiale të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e veprave të cekura me lartë.

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe masën e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e hetimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)