29 Mars 2024

IPK dhe SHÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit përmes takimeve të përbashkëta

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti në takim pune homologun nga Republika e Shqipërisë - Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së (Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat)  Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të SHÇBA-së.

Ky takim u zhvillua sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prezent ishin edhe prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ) dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të përvojës dhe informacioneve të përbashkëta dhe në funksion të fuqizimit  të bashkëpunimit gjatë hetimit të rasteve të përbashkëta.

Gjatë bisedës u vlerësua  bashkëpunimi profesional ndërmjet të dy institucioneve homologe të mbikëqyrjes policore drejt fuqizimit të integritetit policor dhe goditjes së aktiviteteve të kundërligjshme që cenojnë besimin e publikut tek policia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)