25 Prill 2024

IPK arreston zyrtar policor për përfshirje në një rast të dhunës në familje

Prishtinë, 16 gusht - Inspektorati Policor i Kosovës përmes Policisë së Kosovës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës dje kishte pranuar informacione lidhur me dyshimin e përfshirjes së një zyrtari policor si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.

Hetuesit e IPK-së respektivisht Departamentit të Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar me viktimën e këtij rasti.

 Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent kurse viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (15.08.2018) me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)