19 Prill 2024

IPK arreston një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer kontrabandë me mallra

Kamenicë, 13 nëntor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e IPK-së kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Dy të dyshuar prej të cilëve njëri zyrtar policor janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra.
 
Dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës kanë kontrabanduar mallra.

Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

 Hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)