20 Prill 2024

IPK arreston një zyrtar policor dhe realizon urdhëresën për bastisje

Prishtinë, 9 mars - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)pas një hetimi rreth dy mujor  ka arrestuar sot një të dyshuar duke realizuar edhe një bastisje në  konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e IPK-së kanë realizuar edhe urdhëresën për bastisje në Prishtinë me dyshimin se një zyrtar  policor  A.I. , hetues në Stacionin Policor - Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sot (09.03.2018) hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë  ku janë  konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

IPK ka rekomanduar edhe masën e suspendimit të zyrtarit policor si masë administrative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)