06 Qershor 2020

IPK arreston në flagrancë një zyrtar policor dhe një qytetar

Prishtinë, 12 tetor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor  dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

Operacioni i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar  dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak.

Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë.

Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e “Detyrimit”, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)