25 Prill 2024

Interpol heq nga lista e të kërkuarve emrat e politikanëve kosovarë

Prishtinë, 27  shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka raportuar sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme.

Sefaj në këtë komision ka raportuar për procesin e aplikimit të Kosovës në Interpol.

Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneralit të Interpolit në Lion.

Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol.

Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)