28 Mars 2024

Intensifikohet shkëmbimi i të dhënave në luftimin e ekstremizmit

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu mori pjesë në Forumin Ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për punë të brendshme.

 Në këtë Forum u diskutua për intensifikimin e shkëmbimit rajonal dhe përmirësimin e sistemeve të të dhënave si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se nevojitet një bashkëpunim dhe bashkërendim më dinamik i aktiviteteve në fushën e migrimit të parregullt, në veçanti duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, e që do të reflektonte në parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt.

Më tej ministri Veliu tha se parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ne jemi në fazën përfundimtare të procesit të bashkimit të Strategjive Nacionale për ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftës kundër terrorizmit”, tha Veliu.

Në këtë takim ai po ashtu tha se Republika e Kosovës ishte ndër shtetet e para që me ndihmën e partnerëve strategjikë realizoi rikthimin e organizuar të qytetarëve të Kosovës, si pjesëtarët e organizatave terroriste ashtu edhe familjet e tyre.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)